“Do të vras politikanët”, jepet masa e sigurisë për “Rambon” e Lezhës

0

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 36 vjeçarin Antonio Leka që u kap pak ditë më parë me armë dhe municione në makinë.

36 vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb kur u ndalua dhe në çantë iu gjetën armë dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

36 vjeçari iu kishte thënë familjarëve se do të vriste politikanët pasi ishte mërzitur me to. Familjarët, të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Në makinë me të ka arritur të futet dhe nëna e tij, e cila është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu