“Do t’i shkul veshët!” Shehaj debaton fort me Manjën për Aministinë Penale! Ministri: Me ty merrem të enjten

0

Miratimi i Amnistisë Penale më 4 prill vijon ende të ngjallë debate në seancat plenare. Gjatë ditës së sotme ka qenë deputeti demokrat Agron Shehaj ai i cili ka debatuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Shehaj akuzoi Manjën se ka gënjyer kur deklaroi se nga Amnistia nuk do të përfitojë asnjë person i korruptuar dhe që është nën hetim nga SPAK.

Alibeaj për votën e emigrantëve: Po shkelet Kushtetuta, do i drejtohemi SPAK-ut

Dashnor Sula për taksimin e profesioneve të lira: Ju s’jeni socialistë, por specialistë mashtrimi, kurrë mos u ngopshi me pushtet e pasuri
Agron Shehaj: Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

Manja nuk dëgjohet pasi ka mikrofonin të mbyllur por nga karrigia i bën me dorë se do të të shkul veshët.

Agron Shehaj: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka cfarë thotë.

Në replikë Ministri Manja nga foltorja e kuvendit tha se do jepte përgjigje javën tjetër, jo vetëm për amnistinë penale por dhe për atë (Shehajn) personalisht duke e akuzuar se sponsorizon portale që publikojnë lajme dashakeqe për Shqipërinë.

Ulsi Manja: Tani që amnistia mori 116 vota na del si kalorës i luftës kundër korrupsionit, kur në fakt ky shtet duhet të merret me ty, se je njeriu evazor më i madh në vend që sponsorizon portale e shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe të Shqipërisë. Nuk do të jetë e largët dita që fytyra jote prej ëngjëlli e kalorësi të madh të demokracisë e luftës së korrupsionit në këtë vend të dalë ashtu sic është në të vërtetë. Për amnistinë do të jap përgjigje sot një javë ty e të gjithë atyre që tërë këto ditë jeni bashkuar për të manipuluar opinionin publik. Kjo është pse reagova nga vendi se e dua Shqipërinë më shumë se të tjerët. Do të marrësh përgjigje të enjten, por kujdes kur herë tjetër kur drejton gishtin ndaj ministrit të Drejtësisë dhe Ulsi Manjës personalisht. Se kur unë me Asllan Dogjanin luftonim me bandat e krimit të organizuar për të vendosur shtetin zotrote ndërtoje jetën tënde për shtatëpalë qejfe. Do të jap përgjigje sot e java për aministinë e punën me të cilën merresh ti.

Agron Shehaj: Unë prita përgjigje e më tha flasim të enjten. Por ti nuk e mohon dot. Ke thënë që nuk përfiton dot asnjë i dënuar nga GJKKO. Thashë të vërtetën. Të korruptuarit kanë dalë e ti nuk e mohon dot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu