‘Do vdes’, kishte kaluar një situatë të rëndë psikologjike pas infektimit me Covid, 42-vjeçari i jep fund jetës

0

Një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë.

Sipas informacioneve, 42 vjeçari Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shunë se 2 javë më parë.

Njerëz që e njihnin konfirmuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi dhe duket se rëndesa psikologjike e ka çuar në vetvarje.

Mësohet se ata nuk kishin probleme ekonomike apo të tjera që mund ta çonin 42 vjeçarin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu