Elbasan- E ftuar në episodin e radhës në “Bahiti Podcast’ ishte kandidatja e Partisë Socialiste për zgjadhjet e 11 majit, Sara Mila.
Në rrëfimin e rrugëtimit të saj, Sara ka ndarë mjaft detaje interesante nga jeta e saj.
Ajo ka treguar gjithmonë një natyrë të drejtuar nga idealet dhe dëshira për të kontribuar në shoqëri.
Sara zbuloi se pasioni për politikën nuk është një kapriço e vonshme, por një ëndërr që e ka shoqëruar që në fëmijëri.
“Isha vetëm gjashtë vjeç kur thashë që doja të bëhesha kryeministre. Ishte një dëshirë e lindur, e sinqertë, që nuk u shua kurrë,” – tregon ajo. Sara beson se politika nuk duhet të shihet si një mekanizëm pushteti, por si një mjet për të ndryshuar realitete, për të ndërtuar ura dhe për t’i dhënë zë atyre që shpesh mbeten të padëgjuar. Dëshira e saj për të qenë pjesë aktive e ndryshimit, tregon se edhe në një vend ku politika shpesh perceptohet si e mbyllur, ka akoma të rinj që duan ta bëjnë ndryshe.