“Doli nga shtrati dhe iku, unë mora një….”! Greku tregon si e mbyti gruan 20-vjeçare

0

“I thyer” pas një dëshmie të gjatë dhe provave dërrmuese kundër tij, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos rrëfeu krimin duke pranuar ditën e sotme vrasjen e gruas së tij Caroline në Glyka Nera. “Autori i krimit është burri i saj 32 vjeç, i cili ka rrëfyer dhe pranuar krimin”.

Piloti ia atribuoi krimin konflikteve që ai kishte me gruan e tij 20-vjeçare kohët e fundit. “Policia ishte e bindur se kurrë nuk kishte pasur një grabitje në shtëpinë në Glyka Nera” shkruajnë mediat greke. “Dëshmitë ishin kontradiktore, por ai po luante rolin e burrit të shkatërruar” citojnë mediat greke një zyrtar grek pranë hetimeve.

20-vjeçarja Caroline e vrarë brutalisht kishte pasur probleme me burrin e saj. “Ata nuk ishin një çift i lumtur. Caroline po kërkonte të largohej nga shtëpia me fëmijën” tha më tej një tjetër zyrtar grek. Policia ka prova që gruaja po kërkonte hotel për t’u zhvendosur nga shtëpia, pas konflikteve me pilotin.

Hetuesit arritën që të rikuperojnë mesazhet nga telefoni celular i Caroline, e cila kishte shkëmbyer me burrin natën fatale, vetëm pak para krimit. Mesazhet u shkëmbyen në mesnatë kur Babis Anagnostopulos u regjistrua nga kamera e sigurisë në katin e parë të shtëpisë së tyre, me foshnjën në krahë.

Sipas të njëjtit informacion, pretendohet se mes mesazheve të rikuperuara ka edhe një SMS nga 20-vjeçarja drejtuar Babis Anagnostopulos, se ajo do të largohej nga shtëpia me fëmijën e tyre.

Përballë pyetjeve të hetuesve greku u dorëzua duke pranuar se ishte ai autori i krimit. Babis Anagnostopoulos pranoi se sulmoi gruan e tij dhe me një bluzë i mbylli gojën dhe hundën duke i shkaktuar vdekjen nga mbytja.Piloti u justifikua duke thënë se atë natë 20-vjeçarja e kishte larguar nga shtrati dhe në inat e sipër veproi me gjaknxehtësi duke e mbytur.

Ndërkohë që mediat greke kanë rikthyer edhe njëherë videon me dëshminë e tij të parë në media të nesërmen e krimit duke analizuar gjuhën e trupit, që sipas ekspertëve i thoshte të gjitha.

“Shpresoj që askush të mos kalojë atë që kalova unë, shpresoj të kapen shpejt autorët” tha 32-vjeçari pak orë pas krimit, që në fund u zbulua se kishte autorësinë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu