Donte edhe tre ditë dilte në pension, Covid-19 i merr jetën infermieres Vjollca Berisha

0

E trishtë në Gjakovë. Koronavirusi i merr jetën infermieres Vjollca Berisha tre ditë para se të dilte në pension. Lajmin e ka bërë me dije spitali i Gjakovës. Në njoftim përmendet kontributi shumëvjeçar i Berishës në radhët e bluzave të bardha.

“Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha, Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientave.

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voca nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu