Dorëhiqet Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

0

Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako është dorëhequr nga detyra.

Mësohet se dorëheqja e tij është dorëzuar dje tek ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili e ka pranuar, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e kësaj dorëheqje.

Sako drejtoi këtë strukturë për gati 11 vite dhe për momentin nuk ka asnjë emërtim të ri.