Më shumë se tre vitesh kërkimesh dhe debatesh nuk mjaftuan që bota të ketë sot një pohim të qartë mbi origjinën e virusit shkaktar të pandemisë gjunjëzuese të 2019-tës.
Një grup ekspertësh i emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se çështja se si filloi COVID-19, mbetet e pazgjidhur. Raporti përfundimtar mbi sëmundjen përmend mungesën e qasjes tek të dhënat kyce sidomos nga Kina, si arsyen kryesore për këtë situatë.
Edhe pse shumë prova shkencore duket se e mbështesin teorinë se virusi e ka origjinën nga kafshët dhe është përhapur te njerëzit, ekspertët e OKB-së thonë se nuk e përjashtojnë dot plotësisht edhe idenë e zanafillës në laborator. Pa qasje në qindra sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të detajuara të biosigurisë nga Kina, grupi nuk mundi të arrinte në një konsensus.
Origjina e COVID-19/ Shkencëtarë i shtrijnë kërkimet përtej Kinës
Aktualisht, nuk ka prova që të tregojnë se COVID-19 është projektuar qëllimisht ose që virusi ka qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019. Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar autoriteteve kineze, grupi i OBSH-së tha se iu mohua qasja në të dhëna kyçe që mund të kishin konfirmuar ose përjashtuar një aksident në laborator.
Sipas Venter, teoria se virusi doli nga laboratory mbetet speculative, e politizuar, dhe “e pambështetur nga shkenca” – e megjithatë, ajo nuk mund të përjashtohet krejtësisht. Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht mundësinë e një rrjedhjeje informacioni në laborator dhe ka sugjeruar që kërkimi për origjinën duhet të shtrihet në vende të tjera.