Dosja ‘Buka’/ Gjykata kalon në gjyq themeli çështjen e Arben Ahmetajt

0

Gjykata kalon në gjyq themeli çështjen e Arben Ahmetajt. Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Arben Ahmetaj po hetohet edhe në çështjen e inceneratorëve për krimin e korrupsionit , fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Ish-ministri është zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare, që prej 20 korrikut të vitit 2023 nën akuzë për korrupsion, mos-deklarim pasurie dhe pastrim parash. Para se SPAK t’i dërgonte Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, Ahmetaj u largua nga vendi duke shkuar në Angli, ku ndodhet prej asaj kohe. Në një reagim të mëvonshëm, ai deklaroi se ishte larguar për arsye familjare dhe se nuk po arratisej, por më vonë avokati i tij deklaroi se ish-ministri do kthehej në Shqipëri vetëm kur të shpallej i pafajshëm.

Më 14 korrik 2023, Kuvendi miratoi heqjen e mandatit të deputetit për Ahmetajn dhe, rrjedhimisht dhe imunitetin, duke i hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij.