DOSJA/ “Pasi iu shemb banesa kryefamiljari qëlloi me armë punonjësin e IMT-së”, zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Tiranë

0

Zbardhen detaje nga dosja hetimore në lidhje me ngjarjen e rëndë që terrorizoi pak ditë më parë një lagje të kryeqytetit, ku një 55-vjeçar qëlloi me armë zjarri një punonjës të IMT-së së Tiranës.

Ngjarja ndodhi në datën 12 gusht në rrugën Todi Shkurti afër tregut Elektrik në Tiranë, ku Qani Muça qëlloi me armë zjarri në drejtim të Ilirjan Gavellit. Është siguruar dosja e prokurorisë, ku specifikohet e gjithë dinamika e ngjarjes, se si nga konflikti për mosshembjen e shtëpisë pa leje të Muçës, erdhi dhe ngjarja e rëndë.

Sipas organit të akuzës, gjithçka ka ndodhur pasi Muçës i është shembur banesa pa leje.

“Aty është afruar pronari i banesës së prishur, shtetasi Qani Muça, i cili ka debatuar dhe është konfliktuar fizikisht me punonjësin e IMT-së Bashkia Tiranë, shtetasin Ilirjan Gavelli. Në konflikt e sipër personi nën hetim, Qani Muça ka qëlluar me armë zjarri pistoletë që mbante në dorë në drejtim të Gavellit dhe ky i fundit ka marrë një plagë tejshkuese në bark. Menjëherë është neutralizuar shtetasi Qani Muça”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu