Dramë në familje: Djali më dhunon, kam humbur shikimin

0

Dhuna në familje është një fenomen i cili përhapet dita-ditës.Në realitetin e padëshiruar është e pashmangshme që çdo ditë të mos shënojë një tjetër viktimë, femër, nënë, bashkëshorte apo motër !Por këtë herë ndodh e kundërta.

Aleko Doko është një qytetar nga Delvina i cili ka zgjedhur të bëjë publik divorcin me ish-bashkëshorten  e tij dhe mënyren se si ai dhunohej nga djali i tij.

Doko thotë se është divorcuar me bashkëshorten në vitin 2019, mirëpo më pas gjykata e ka dënuar atë me 3 muaj burg për dhunë në familje pa dijeninë e tij dhe madje pa qenë ai në procesin gjyqësor.

Ai ndër të tjera rrëfen dhe dhunën që djali i tij ka ushtruar disa herë. Rasti më i fundit ka ndodhur rreth një vit më parë kur djali e ka goditur fort dhe policia e ka gjetur pa ndjenja. Doko pretendon se nga ajo goditje ka humbur dhe një pjesë të shikimit, por gjithsesi ka vendosur që denoncimin ndaj djalit ta tërheqë.

Intervista:

Si lindi problematika? 11 mars 2019 jemi divorcuar. Gjatë gjithë kohës kam emigruar dhe kur kthehesha nuk gjeja ngrohtësi familjare dhe shumë herë nuk e gjeja në shtëpi. Nuk jipte llogari për asgjë. Duke e pyetur se ku ndodhej, vendosi ajo dhe u divorcuam. Unë respektova të gjitha rregullat. Kemi dy fëmijë. Djali këtu, vajza nuk kam dijeni.

Dënimi me 3 muaj? Unë jam ndodhur në proces divorci. Në padijeninë time është dhënë një vendim pa më njoftuar. Seanca është bërë pa praninë time. Nuk kam qenë asnjëherë i njoftuar dhe është vendosur.

Ku jetoni? Unë këtu jetoj në Tiranë. Ajo nuk e di. Se kam idenë. Jo nuk jemi takuar kurrë. Unë shikoj punën dhe hallin tim. Nuk e di fare ku pretendon se e kam dhunuar. Dua të coj drejtësinë deri në fund. Kam avokatin tim, dua ta ccoj deri ne fund. Dua të zbardh të drejtën time.

Raporti me fëmijët? Jo të mira me djalin. Sepse ai ma mban banesën me forcë. Për momentin jetoj vetëm në Tiranë. Shtëpinë e ka  djali. Unë jetoj në një garazhd. Mund ta vërtetoj në çdo moment. Unë punoj në ndërtim. Më vjen keq,nuk  rrita ta kem shok në krah, ai vazhdimisht më ushtron dhunë fizike. Jam dhunuar disa herë. Më kërkoi lekë herën e fundit dhe kam arritur të marr policinë ne telefon. Më kane gjetur pa ndenja. Më ka ikur shikim sot e kësaj dite, jam me syze. E tërhoqa kallzimin sepse nuk i kam dashur kurrë të keqen. Dua vetëm të mirën e tij dhe të më lënë të qetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu