Drejtonin mjetin në efektin e lëndëve narkotike, “Rrugorja” e Tiranës prangos 7 shoferë, katër të tjerë…

0

7 shoferë janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës pasi drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë janë arrestuar edhe 2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjerë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve, shërbimet e Policisë, iu kanë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë organizuar shërbime të dedikuara dhe parandaluese, për evidentimin e shkeljeve me rrezikshmeri të lartë për sigurinë rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara në akset rrugore me potencial për ngjarje rrugore, si dhe evidentimin e drejtuesve të mjeteve me sjellje agresive, në raport me shpejtësinë dhe drejtimin e mjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës:

7 drejtues mjetesh, të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet, nën efektin e lëndëve narkotike;
2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjerë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve, shërbimet e Policisë, iu kanë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu