Drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet shoferi në Tiranë

0

Është arrestuar një drejtues automjeti që drejtonte makinën nën efektin e drogës në qytetin e Tiranës.

Shtetasi R.A., u ndalua nga policia e rrugores dhe pas testimit me aparatin Aquila Scan rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

R.A., po drejtonte mjetin duke mos respektuar shpejtësinë në qëndrat e banimit.

Gjatë këtij viti ka shkuar në 29 numri i drejtuesve të automjeteve që drejtonin makinën nën efektin e lëndëve narkotike, pas testimit me aparatin Aquila Scan.

 

“Tiranë-Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 29 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. A.

Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke mosrregulluar shpejtesine në qendra të banuara, dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, dhe një mjet prerës thikë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.” citon policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu