Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z.Klevis Qose zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Hifzi në ambientet e Ambasadës në Tiranë.
Palët diskutuan mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në projekte që synojnë mbështetjen logjistike dhe teknike të sistemit penitenciar Shqiptar. Ambasadori Hifzi vlerësoi angazhimin e institucionit të burgjeve në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të forcuar më tej marrëdhëniet institucionale, duke shkëmbyer përvoja në menaxhimin e burgjeve.
Sakaq Z.Qose shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar, të cilën theksoi se e sheh si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve të burgjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare.