Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit të inspektorit të Geraldo Nela 24 vjeç.
Ai akuzohet se vodhi 30 mijë euro te banesa e shtetasit Syrja Kuqes në Belsh.
Njoftimi i Policisë sëe Shtetit:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë, inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik. 24-vjeçari u arrestua një ditë më parë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Arrestimi i tij u bë nga AMP.