Drejtori i UKE, Leli Kaja, flet për Infowebtv për problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Elbasanit

0

Drejtori i ujësjellës-kanalizime, është pyetur ditën e sotme nga mikrofoni i “InfowebTv” për  problematikat me furnizimin me ujin e pijshëm të Bashkisë së Elbasanit.

Pyetje: Çështja e furnizimit mbetet një nga sfidat e mëdha aktualisht në Elbasan, si po e menaxhoni ju këtë situatë?

Drejtori: Aktualisht qyteti i Elbasanit merr 13 orë ujë.
Nuk kemi pasur probleme në administrim, dhe ne jemi duke bashkpunuar me Bashkinë e Elbasanit për të pasur ndërhyrje në çdo lagje apo në fshatrat përreth.
Ne jemi duke punuar për të arritur qëllimin e Kryeministrit që furnizimi të arrijë 24 orë.

Pyetje: Po kanalizimet e ujrave të zeza si paraqiten konkretisht në ditët e sotme?

Nuk kemi pasur shumë probleme. Kemi pasur dy shërbime që merren me kanalizimet e uërave të zeza si në fshatra përreth, por edhe në qytet.

Pyetje: A ka pasur shpërdorim të ujit në qarkun e Elbasanit?

Po ka pasur raste problematike te tilla si për shembull në sahatet e ujit, por këto problematika kanë qenë të pakta dhe ne i kemi zgjidhur.
Kemi ngritur grupe pune ku kanë bërë ndërhyjë në situata të tilla dhe aktualisht ndodhen në terren për të zgjidhur probleme të kësaj natyre.

Pyetje: Kur do të ketë Elbasani ujë 24 orë?

Për momentin nuk jap një përgjigje të saktë. Përgjigja e sakte do kohën e vet dhe kjo do nje punë nga qeveria shqiptare, ku edhe ne do kontribuojmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu