Drejtori u pezullua nga detyra, ja kush e merr drejtimin e Kadastrës së Lezhës

0

LEZHË– Altin Gjergji është komanduar Drejtor i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, pas pezullimi nga detyra të drejtorit Gentjan Malotajt, i cili është në hetim për shpërdorim detyre.

Gjergji ka qenë punonjësit i këtij institucioni, ndërsa garantohet se pavarësisht pezullimit në total të 13 zyrtareve, pasi janë nën hetim nga prokuroria puna në kadastër vijon normalisht dhe nuk do të mungojnë shërbimet për qytetaret.

Gentjan Malotaj dhe përgjegjësi i Legalizimeve  Artur Shabaku u pezulluan nga detyra nga Gjykata, pasi janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, për legalizimin e një pallati në zonën e Kunës në Shëngjin, i cili kishte bërë 4 kate më shumë, në kundërshtim me lejen e ndërtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu