Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Njoftim për ngjarjet më të fundit

0

Elbasan, 29 Gusht 2025 – Struktura të ndryshme të Policisë në qarkun e Elbasanit kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme në disa raste të veçanta, në funksion të rendit dhe sigurisë publike.

Arrestim në flagrancë për armëmbajtje pa leje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. E., 19 vjeç, pasi gjatë një kontrolli fizik, atij iu gjet një përforcues grushti (dorezë metalike). Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Procedime penale për konflikte dhe dhunë në familje

Në Librazhd, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit lokal kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për:

Shtetasin D. D., 55 vjeç dhe L. G., 35 vjeç, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

Shtetasin A. Ç., 40 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ngjarje tragjike në Librazhd

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dragostunjë, Librazhd, është gjetur pa shenja jete në rrugë shtetasi N. C., 63 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.