Pa mbushur 24 orë nga Asambleja në Durrës, drejtuesi i ri politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku, ka zhvilluar një takim të menjëhershëm pune me strukturat drejtuese të PS në Elbasan.
Burime ekskluzive për Infoweb Media, bëjnë me dije se pjesë e këtij takimi kanë qenë kryetarë të PS, deputetë dhe drejtues të tjerë politikë në nivel vendor.
Mazniku pason në këtë post Damian Gjiknurin i cili u ngarkua me detyrë të re nga Asambleja e PS.
Kujtojmë se drejtues politik për PD në qarkun e Elbasanit është caktuar Ervin Salianji.