Një 32-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Dërgesa 1”.
Ai u kap duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC. Droga vinte nga SHBA.
Ndërkaq, në operacionin “Dërgesa 2”, u identifikua dhe u shpall në kërkim një 21-vjeçar pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.
Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë porositur lëndën narkotike.