Dua Lipa futet në telashe, paditet nga Instagram për këtë arsye

0

Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që personazhet VIP kanë probleme me fotot që publikojnë në rrjete sociale.

Megjithëse Dua Lipa ishte personazhi në foto, ajo është paditur për foton e publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.

Sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ylli ishte fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019 dhe më vonë ndau imazhin me fansat ‘pa leje ose autorizim’.

Fotoja u fshi, ndërsa Dua i detyrohet një dëmshpërblimi prej 150 mijë dollarësh.

Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu