Marrja e një zanati në një kohë të shkurtër dhe hapja e një biznesi vetjak ka shtyr shumë të rinj dhe jo vetëm të frekuentojnë kurset në Qendrën e Formimit Profesional në Elbasan.Kujdesi që njerëzit sot po i kushtojnë pamjes së jashtme dhe zhvillimi që ka marrë turizmi po ndikon që kurset e estetikës,parukerisë,pedikyrit,berberit dhe të kuzhinës të jenë të tejmbushur me kursantë.Vetë kursantët thonë se zanati është një mundësi e mirë për tu punësuar dhe për të fituar të ardhura të kënaqshme.
Në Qendrën e Formimit Profesional në Elbasan zhvillohen 65 kurse të profileve të ndryshme ,ndërsa numri i kursantëve të diplomuar në një vit i kalon 1500.Drejtuesi i saj Krenar Xhemali flet për trendin e ndjekjes së kurseve profesionale në Elbasan dhe mundësitë e larta që kanë kursantët për tu integruar në tregun e punës në Shqipëri dhe jashtë saj.
Ata që dalin nga dyert e këtyre kurseve thuajse e kanë të garantuar vendin e punes, kjo për shkak të lidhjeve që Drejtoria ka me bizneset por edhe certifikatës që njihet në mbarë Europën.Infoweb Media