“Duart lart”, RENEA kontrolle në bare e lokale gjatë ndeshjes Francë- Gjermani

0

RENEA dhe FNSH kanë shfrytëzuar pikërisht orarin e ndeshjes Gjermani-Francë, për të kryer kontrolle në disa lokale në qytetet e Shkodrës dhe Fierit, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.

Në fotot e publikuara nga policia gjatë aksionit, duken të rinjtë të vënë në rresht me shpatulla pas murit, teksa kanë qenë duke parë ndeshjen në lokal.

Mësohet se aktualisht po zhvillohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se fshihen personat e shpallur në kërkim. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

Ditën e djeshme, Forca të shumta RENEA dhe FNSH zbarkuan në Lungomare të Vlorës, ku u vu në pranga Edison Begaj dhe një tjetër, si dhe u shoqëruan së paku 10 persona. Personat e arrestuar kanë qenë të armatosur, ndërsa e shkuara e tyre lidhej me botën e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu