“Duhet mbështetje për t’i shpëtuar dhunës”, protesta në Elbasan për 8 marsin

0

Adelina Kaleci është një nënë e cila ka përjetuar dhunën e bashkëshortit të saj. Ajo ndan me ne episode  të dhunës  dhe mos reagimin në kohë të institucioneve që kanë për detyrë ti mbrojnë grata e dhunuara si ajo.

Edhe Kimete Salli ka përjetuar nën lëkurë dhunën barbare të ish bashkëshortit. Shprehet e frikësuar se cfarë do të ndodh me të dhe fëmijën pasi ish bashkëshorti do të lërë qelinë.

Sakaq aktiviteti sensibilizues ne Elbasan pas përcjelljes së mesazheve në qendër vijoi me marshimin  në bulevardin “Aqif Pasha” dhe u përmbyll pranë mures  dedikuar dhunës ndaj grave.

Gazetarja Entela Duka: Mundet një grua t’i shpëtojë kthetrave të dhunës?

Adelina Kaleci: Po, patjetër, po duhet shumë mbështetje, një grua mendon në fillim se ka ‘princin e kaltër’ në krahë, e lidh jetën dhe duke bërë fëmijë dhe pastaj pranon fatin e saj.

Ky njeri që ti mendon se do të mbrojë në jetë, fillon dhunën dhe abuzimin dhe ti e ke të vështirë të dalësh nga kjo situatë. Me mbështetjen te ‘Forumi i Gruas’, mora fuqizim, një tjetër shoqatë sërish më ka ndihmuar. Gjithmonë e kam veten në vendin e këtye viktimave, kur dëgjoj lajme tragjike për gratë, tronditem.

Mesazhi që dua të përcjell është të jemi gjithmonë kundër dhunës, pasi kur vuan vetë vuajnë dhe fëmijët. Do të thoja që shumë herë jam pajisur me ‘urdhër mbrojtje’, kur ishte para ligjit ai stononte, kur mbaronte urdhëri ai reagonte. Dhunuesi të vihet para ligjit. Ish-bashkëshorti më ka kërcënuar kur ishim në sallën e gjyqit, sot është pas heklurave. Fuqizimi del mbi gjithçka edhe mbi dhunën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu