I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Greqi shqiptari i rrezikshëm, ekstradohet drejt Shqipërisë

0

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë. Interpol Tirana raporton se i arrestuari 44-vjeçar ishte shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës.

“Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar  F. M., 44 vjeç, banues  në Tepelenë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje””, njofton Interpoli.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu