“Duke numëruar ditët”/Deputeti socialist infektohet me Covid

0

Një tjetër politikan shqiptar është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për deputetin socialist, Ervin Bushati, i cili e jep vetë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bushati tregon se është në ditën e katërt të simptomave të virusit, ndërsa nuk jep shpjegime për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai e shoqëron postimin me një foto, ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit. “Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu