Durrës/ Pëfshihet nga flakët apartamenti

0

Një apartament është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 pranë stacionit të trenit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat po vënë nën kontroll situatën.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu