Durrës/ “Tempulli”, ekzekutohen 52 urdhra ndalimi! Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike dhe armë zjarri

0

Megaoperacioni mbarëkombëtar “Tempulli” ka vijuar dy ditët e fundit në qytetet kyesore.

Në Durrës, Prokuroria ka lëshuar 58 urdhra ndalimi prej të cilëve janë ekzekutuar 52 nga policia, ndërkohë që janë ekzekutuar 3 urdhra arresti të Gjykatës.

Gjithashtu gjatë operacionit në Durrës sasi lëndësh narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis sativa, si dhe janë sekuestruar armë të ftohta dhe armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Durrës

Në përfundim të fazës së fundit të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Durrës, në 22 janar 2024, janë nxjerrë:

-58 urdhëra ndalimi nga Pokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.

Nga ana jonë janë ekzekutuar 52 urdhra ndalimi konkretisht:

-47 urdhra ndalimi nga Prokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.
-Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë 2 shtetas.
-janë shallur 11 shtetas në kërkim.
-janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

-1 kg e 120 gramë kokainë dhe 250 doza.
-8 kg kanabis sativa dhe 500 doza.
-360 doza heroinë.
-1200000 lekë.
-14.500 mij euro.
-1 armë zjarri pistoletë.
-3 armë gjahu.
-2 armë sportive.
-23 automjete.
-8 peshore.
-3 armë të ftohta.
-44 celular.
-municion luftarak

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu