Durrës, vijon ‘Tempulli 2’, kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete

0

DURRËS – Vijon megaoperacioni ‘Tempulli 2’ në mbarë vendin. Në Durrës është vënë në pranga një 20-vjeçar që posedonte doza kanabisi me qëllim shitjen.

Deni Meta u kap në flagrancë nga specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike kanabis sativa e ndarë në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Durrësi.
‘Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu