DW tregon historinë e shqiptarit të dashurar pas “Benz”-it, Luani: Kam 15 vjet që e kam blerë, as motorin s’i kam ndërruar

0

GJERMANI- Deutsche Welle ka publikuar historinë e një 70-vjeçari shqiptar, i cili prej 15 vitesh ka në pronësi një Mercedes-Benz E-Class me të cilin punon si taksi. Taksisti Luan Nina tregon se makina e tij numëron plot 1.584.589 kilometra, por shton se mjetit nuk i është dashur t’i ndërrojë as motorin. I vetmi ndryshim që i ka bërë makinës, tregon Luani, ka qenë ndërrimi i guarnicionit. Ai shpjegon se makina ka një motor nafte 2.0, me katër cilindra, i cili prodhon 136 kuaj fuqi.

DW e vë theksin në faktin që në Shqipëri, sipas raportit, një në tre makina që shiten janë Mercedes të përdorur.

“Në fakt, shifrat tregojnë se në total janë 212 mijë Mercedes dhe të gjithë janë mbi 10 vjet. Ndoshta shembulli më i mirë se sa i rëndësishëm është mirëmbajtja e rregullt dhe korrekte e një makine”, shkruan DW.

“Marrëdhënia e një taksisti profesionist me makinën e tij është vërtet e veçantë. Automjeti është mjeti i punës së tij dhe mirëmbajtja dhe funksionimi pa probleme është gjithçka për jetën e përditshme të pronarit,”- shton DW.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu