Dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid-19, humb jetën punonjësja e kujdesit shëndetësor

0

 

Vetëm dy ditë pasi bëri vaksinën kundër Covid, ka ndërruar jetë një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Portugali.

Sonia Acevedo, 41 vjeç humbi jetën në ditën e parë të vitit 2021.

“Daily Mail” shkruan se ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të parë edhe shkakun e vdekjes. Nëna e dy fëmijëve ka punuar në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto.

Mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka pasur ndonjë efekt anësor pasi ka bërë vaksinën.

Babai i saj i tha të përditshmes portugeze “Correio da Manha”: “Ajo ishte mirë, nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor. Edhe pasi mori vaksinën kundër Covid-19 nuk pati ndonjë simptomë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë vetëm dua përgjigje. Unë dua të di se çfarë çoi drejt vdekjes vajzën time.”

Instituti Portugez i Onkologjisë tha në një deklaratë: ‘Në lidhje me vdekjen e papritur të një ndihmësi operativ nga IPO në Porto më 1 janar 2021, Bordi i Drejtorëve konfirmon ngjarjen dhe shpreh keqardhje të sinqertë për familjen dhe miqtë në sigurinë që kjo humbje ndihet edhe këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu