Dy makina ‘përplasen keq’ në Korçë, ja çfarë raportohet

0

Një aksident ka ndodhur sot në afërsi te fshatit Lumalas në Korçë, ku janë përplasur 2 mjete.

Burime bëjnë me dije se një automjet “X6” është përplasur me një taxi dhe për pasojë i ka ikur njera gome derisa ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu