Dy nga 16 emigrantët e ardhur sot në Shëngjin do të kthehen në Itali, zbulohet arsyeja

0

SHËNGJIN- Dy nga 16 emigrantët e ardhur nga Italia ditën e sotme do të kthehen mbrapsht në Itali. Kjo sepse të dy janë minorenë. Në marrëveshje thuhet se në kampin e Gjadrit nuk lejohen personat e brishtë, si gra e minorenë ose të sëmurë e të moshuar. Ato që janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtare janë dërguar në tokën italiane, pra në kampet e Lampeduzës.

Ndërkohë pjesa tjetër e emigrantëve, 14 të tjerët do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini. Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet.

Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu