Dy shqiptarët e arratisur kthehen sërish pas hekurave, si u kapën nga policia greke

0

Liria e dy shqiptarëve që ishin arratisur nga burgjet mori fund ditën e sotme kur u kapën nga policia greke. Në zonën e Neapolit në Selanik u kap 36-vjecari teksa po lëvizte me automjet. Gjatë kontrollit, ai i paraqiti dokument identifikimi të rremë, por pasi iu gjet armë dhe fishekë në kroskot, policia nisi hetimet.

Më pas rezultoi se shoferi ishte shqiptar që kishte marrë leje në shkurt të vitit 2017 nga burgu i Kasandrës ku vuante dënimin me burg të përjetshëm për vrasje e armëmbajtje, por nuk u kthye më.

Një tjetër shqiptar u kap në zonën e Manoladha, i cili kishte një armë zjarri kallashnikov me një krëhër me 30 fishekë dhe një palë dorashka brenda mjetit të tij. Edhe ai kishte marrë leje nga burgu në 24.04.2019 dhe nuk ishte kthyer më.

Mediat greke shkruajnë se vuante dënim me 21 vjet e 8 muaj burg për grabitje, trafik droge, armëmbajtje dhe falsifikime. Ndërkohë dyshohej se po bëhej gati për një tjetër krim me armën që ju kap, por ende mbetet e paqartë se për në cilin vend ishte drejtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu