Dy të plagosur me thika në Korçë. Një ditë më parë u vra një 14-vjeçar

0

KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është transportuar drejt spitalit.

Fatkeqësisht ai është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën në reanimacion. Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjes e cila vjen një ditë pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari në Maliq. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autori ose autorët e sulmit.