Dy të rinj rrëmbejnë dhe rrahin keq 38-vjeçarin në Tiranë, arrestohet bashkëpuntorja 25-vjeçare

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku dy të rinj, konkretisht D. D., 25 vjeç dhe D. D., 29 vjeçe kanë marrë me forcë në makinë një 38-vjeçar në Tiranë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Policia bën me dije se është bërë i mundur arrestimi i 25-vjeçares, ndërkohë që bashkëpunëtorja e tij është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu