E rrallë/ Urgjenca e Elbasanit asiston lindjen e një bebeje në kushte shtëpie

0

Ekipi i Urgjencës së Elbasanit ka asistuar ditën e sotme në lindjen e një bebe në kushte shtëpie.

Nëna nuk kishte më kohë pasi procesi i lindjes kishte nisur, ndaj mjekët e urgjencës kanë asistuar në lindje duke u kujdesur si për shëndetin e nënës dhe të fëmijës.
Në fund gjithçka ka përfunduar për mrekulli.

Lajmi bëhet i ditur nga shefi i Urgjencës dr. Ergys Mici. Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij në Facebook:

Sot ekipi i thirrjeve të 127-ës kane asistuar ne shtepi nje lindje e cila skishte me kohe per transport sepse proçesi i lindjes kishte filluar.
Bravo Edmond Kasa ,Bledar Ballkoçi qe ndihmuat ne kohe një proçes i cili ka rëndësi për jetën e fëmijës dhe nënës dhe suksesi duket në fytyrën e Amarilda Hoxhës që mban fëmijën në krahë e qeshur.
Urgjenca e Elbasanit është në gadishmëri përherë për të shpëtuar jetë. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu