Dy të rinj shqiptar u kapën me drogë në Greqi, Gjykata lë në burg njërin, dëshmitë e tyre

0

Ata janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të pakove që kanë transportuar dhe se arsyeja që e kanë pranuar ishte sepse u duheshin para, shkruajnë mediat e huaja.

Dy të rinj shqiptarë të akuzuar për trafik droge janë përballur me drejtësinë greke. Mësohet se një 31-vjeçar që u kap duke trafikuar tre kg hashash është lënë në arrest me burg, ndërsa 29-vjeçari është lënë i lirë me kusht. Por dy të rinjtë i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të pakove që kanë transportuar dhe se arsyeja që e kanë pranuar ishte sepse u duheshin para, shkruajnë mediat e huaja.

Në orët e mbrëmjes së datës 25 korrik 2022, ai ka marrë një telefonatë në celularin e tij, nëpërmjet një aplikacioni specifik nga një burrë i panjohur i cili i ka kërkuar që të shkojë në kompaninë e transportit për të marrë pakon dhe pastaj e fshihte diku në Kato Stones, prej nga do ta merrte.

Ai tha se nuk e dinte përmbajtjen e pakos, por pranoi ta merrte sepse i duheshin paratë.
Sa i përket të akuzuarit 29-vjeçar, ai tha se e ka takuar pak kohë më parë dhe ka kaluar pranë punës së tij dhe ka kërkuar që ta merrte me makinën e tij pasi nuk kishte transport.

Nga ana e tij, bazuar në të njëjtat informacione, 29-vjeçari shqiptar gjatë hetimeve paraprake nga policia ka pohuar se ai dhe i bashkëakuzuari 31-vjeçar janë takuar ditën e arrestimit, pasi në të vërtetë Ky i fundit kaloi pranë punës së tij dhe i kërkoi që ai ta çonte te korrieri për të marrë një pako.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu