“Ai qerrata i bën të gjitha”/ Gazetari tregon kush është politikani që “fshihet” pas sulmit kibernetik ndaj e-Albania

0

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar së fundmi pas një lajmi që po qarkullon, se pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve online fshihet kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Hoxha shkruan se ishte i sigurt që pas këtij sulmi fshihej një peshk i madh.

“Thashe une, do jete ndonje peshk i madh aty brenda, se nuk ka mundesi qe Irani me Rusine te vetem, te zbythin mbrojtjen e tipit bunker antiatomik te AKSHI-t dhe e-Albania

Imagjino Saliun 80 vjeç, ne moshen e Pinoçetit, qe sulmon si hacker me tablet ne dore mbrojtjen kibernetike te e-albanias.

Here maskohet me çallme si qafir nga ata te Ajatollahut te Iranit dhe here vesh kamoflazh si mercenaret çeçene te Putinit”, shkruan Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu