LEZHË – Errësira dhe mungesa e sinjalistikës rrugore besohet se janë shkaqet e aksidentit fatal të mbrëmjes së djeshme në Tale të Lezhës ku humbën jetën Kristjan Margjoni dhe kunata e tij Atjola Ademi. Grupi hetimor po kryen verifikimet dhe aludohet se Margjoni ka qenë duke ecur me shpejtësi në rrugën e hidrovorit. Edhe pse ka tentuar të frenojë, përplasja me murin rrethues të një shtëpie ka qenë e pashmangshme duke bërë që makina të hyjë brenda territorit.
Policia konstatoi se në zonën ku ndodhi aksidenti nuk ka sinjalistikë rrugore ndërsa mungon dhe ndriçimi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 19:00.





