Dy viktima në Kosovë nga Covid, vijon rritja e infektimeve të reja gjatë 24 orëve të fundit

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 427 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.
Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.
Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.
Në total numri i rasteve aktive është 2.811.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu