Dyshimet e italianëve për masakrimin e çiftit: Kush e ngriti kurthin? Elona nuk veproi e vetme

0

 

Elona Kaleshi, ish e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho është arrestuar nga policia për vrasjen dhe fshehjen e trupave të dy bashkëshortëve. Elona është 36-vjeç nga qyteti i Durrësit. Autoritetet italiane dyshojnë se vajza shqiptare nuk veproi e vetme për të kryer dhe fshehur krimin.

Historia sillet rreth djalit të çiftit Taulantit, një trafikant droge tani i ndaluar në Zvicër me një mbiemër tjetër, Çela. Por kush e ndihmoi Elonën në kryerjen e vrasjes dhe një fshehjen e mëvonshme të trupave që “nuk duket e mundur të jetë punë e një personi të vetëm, për më tepër një grua” shkruajnë mediat italiane. Situata po ndryshon vazhdimisht. Hapi i radhës do të jetë dalja e Elonës para gjykatës.

Eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu