Polici u vra nga djali 7-vjeçar/Miku tregon ngjarjen

0

Shoku i Roland Bicerrit, policit që u vra nga djali i tij 7-vjeçar teksa po luante bilardo, ka rrëfyer momentin kur ndodhi ngjarja. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Freard Rista thotë se atë ditë ishin mbledhur për të luajtur bilardo por lojën ja la përgjysmë ajo krismë.

Ai thotë se Bicerri ishte djalë krenar që nuk përkulej kurrë dhe nuk i hiqet nga mendja kur atë ditë u përkul para tij dhe mikut të tyre. Kishte shpresa se do të vazhdonte të qëndronte në jetë derisa doktori i tha “JO”.

“Duheshin 4 duar që ta ulnin të tijën, 4 burra që ta rrëzonin në tokë. Vetëm plumbi mund ta ndalonte. “Ke filluar të merresh me politikë”, më tha kur na u bashkua në kafe. Tre herë u bëra gati të ikja se më prisnin, dhe tre herë më mbajti me zor se donte të luanim. Kam 20 vjet që luaj bilardo, gati përditë, por hera e fundit ishte dje me të.

Lojën që na e la përgjysmë ajo krisëm, do ta mbarojmë një ditë kur ta takoj, dhe deri atëherë nuk do luaj më me asnjë. Ishte djalë kampion. Ishte aq krenar saqë dhe kur ulej në karrige e kishte për zor, se e mbante trupin drejtë e gjoksin para dhe nuk i ulej askujt. Nuk ma mori mendja se do gjunjëzohej një ditë para meje dhe Klajdit.  Para se të binte në duart tona më pa në sy, moment që s’do ta harroj sa të kem jetë. Dhe pse ia ndjeja duart e ftohta, kisha shpresa se do jetonte.

Deri kur më tha doktori “JO“, isha i bindur se ishte gjallë. Më “mashtroi” disa herë sepse po reagonte dhe mendova se po më dëgjonte dhe po luftonte me vdekjen, por ai po nxirrte frymën e fundit. Shpirti iu prehtë në paqe dhe i dhëntë forcë familjes Bicerri. Djali i tyre do të na mungojë të gjithëve, me shakatë e tij dhe gatishmërinë e pashoq për të bërë vetëm ndere. Nuk prishi kurrë qejf me asnjë. Qofsh I Parajsës komshi, mik o shok”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu