Dyshohet për përfshirje në vrasjen e Bujar Çelës/ I jepet “mesazh” kushëririt të tij

0

“Mesazh” kushëririt të Nuredin Dumanit, i dyshuar si autor i disa vrasjeve në Durrës dhe Elbasan. Mbrëmjen e djeshme në oborrin e shtëpisë së Skënder Hoxhës i cili është i afërm Dumanit është vendosur lëndë plasëse. Sipas policisë nga shpërthimi i vogël nuk ka pasur dëme materiale si dhe as të lënduar. Uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kush është Nuredin Dumani? Sipas policisë ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Policia dyshon se Dumani ishte i pari nga atentatorët që qëlloi ndaj Çelës me një pistoletë.

Dumani dyshohet gjithashtu se është i përfshirë edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës. E para lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkodës, ndërsa ngjarja tjetër, me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia po në qytetin e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu