Një 59 vjeçar nga Cërriku denoncoi në polici një 32 vjeçar pasi pretendon se ky i fundit pasi ka mbushur mjetin me karburant i ka dhënë një monedhë false. Policia sqaron se pas veprimeve të para la nisur proçedimi ndaj të riut,ndërsa ka sekuestruar edhe monedhën false.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. U., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi V. S., 59 vjeç, punonjës në një karburant, se 32-vjeçari ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me një kartmonedhë të dyshuar false, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.