Dyshohet se u infektuan në spital/ Zbulohen dy raste të reja në Elbasan, një prej tyre niset me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Infektivit

0

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Burime bëjnë me dije se behet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50 vjeç.

Paraprakisht dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit.

Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, një prej të infektuarve u dërgua drejt spitalit infektiv.

Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu