“Dyshoja se më tradhtonte, u nisa për…”, zbardhet dëshmia e parë e burrit që ekzekutoi bashkëjetuesen dhe motrën e saj

0

Autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë është shprehur se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Burime bëjnë me dije se Përparim Ademi ka deklaruar se do të vetëdorëzohej në polici.

“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se më tradhtonte, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë ai.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu