Shëndet/ Ja si të menaxhoni stresin e festave

0

Jo të gjithë njerëzit arrijnë të shijojnë njësoj ditët e festave, madje disa prej tyre ndihen të stresuar duke menduar se përgatitja e një ushqimi, ose vendosja e një zbukurimi nuk ka shkuar siç duhet. Në këtë artikull do të gjeni tre këshilla për të menaxhuar më së miri stresin e festave.

Pranoni papërsosmërinë

Ekspertët shpjegojnë se ndërsa përgatitemi për pushime, ne shpesh ndihemi të mërzitur kur festimet nuk i përmbushin pritshmëritë. Para se të filloni përgatitjen, pranoni se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht siç janë planifikuar. Papërsosmëria është e shëndetshme dhe normale.

Jini mirënjohës

Sezoni i festave është një kohë e mirë për të praktikuar mirënjohjen. Tregohu mirënjohëse me familjen dhe fal problemet e së shkuarës. Merrni kohë për të ndaluar dhe mendoni për atë për të cilën jeni vërtet mirënjohës dhe vlerësojeni.

Bëni një sasi të mjaftueshme gjumi

Gjumi në kohën e duhur është gjëja e fundit në mendjet tona gjatë pushimeve, veçanërisht nëse po qëndroni zgjuar vonë për t’u argëtuar. Sidoqoftë, duhet t’i jepni përparësi orarit të gjumit pasi privimi mund të çojë në stres, ankth dhe madje edhe depresion. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu