E braktisi në moshën 8-vjeçare, aktori i njohur publikon foto nga ribashkimi me të ëmën

0

Hugh Jackman ishte vetëm 8 vjeç kur nëna e tij, Grace McNeil, braktisi familjen në Australi dhe u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar. Aktori 52 -vjeçar, e ka përshkruar më parë largimin e papritur të Grace si ‘traumatike’, por duket se koha i shëron të gjitha plagët.

Hugh ka postuar së fundmi në Instagram një foto duke përqafuar nënën e tij, teksa të dy shohin njëri-tjetrin plot dashuri.

“Mami”, shkroi ai përkrah postimit.

 

Menjëherë pas fotos nisën komentet pozitive nga fansat, të cilët përgëzuan Jackman që ka falur nënën e tij dhe që sillet me të si një burrë i vërtetë.

Më herët në një intervistë për revistën “WHO”, aktori ka treguar se braktisja e nënës ishte një situatë traumatike për të. Ai ishte vetëm 8 vjeç kur nëna e braktisi pa i thënë as “mirupafshim”.

Ajo la Australinë për t’u rikthyer në vendin e saj të lindjes në fund të viteve ’70, duke lënë pas bashkëshortin, i cili rriti i vetëm fëmijët.

“Ishte traumatike. Mendoja se ajo mund të rikthehej. Por më pas kjo gjë u zvarrit”, u shpreh Hugh në një intervistë disa vite më parë, duke shtuar se në moshën 12-13 vjeçare e kuptoi se nëna nuk do të rikthehej më kurrë.

“Gjëja që nuk kam ndjerë kurrë dhe e di që mund të duket e çuditshme, është se nuk e kam ndjerë kurrë se nëna nuk më donte. Kam folur me të për këtë gjë dhe e di se ajo ka vuajtur. Ajo ka qenë në spital pasi linda unë për shkak të depresionit postpartum. Ajo nuk kishte njerëz që mund ta mbështesnin këtu”, ka treguar aktori.

Fatmirësisht disa vite më vonë ata u ribashkuan dhe që prej asaj kohe kanë jetuar në paqe e kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu