E bujshme/ Ndërron jetë legjenda e futbollit Diego Maradonna

0

Një lajm tronditës është publikuar para pak çastesh në mediet argjentinase. Legjenda e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Para disa ditës ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.

Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë  e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre. Maradona më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes.

Maradona njihet edhe si El pibe de oro (fëmija i artë) dhe mendohet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në vitin 1986, me skuadrën kombëtare të argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione botërore. Në vitin 1989, Maradona me Klubin futbollistik të Napolit fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 u shpallën kampionë të Italise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu